Ambasadori i Maqedonisë: Lufta në Ukrainë nuk do të ndikojë në zgjerimin e BE

25/03/2022 12:19

Ambasadori i Maqedonisë, Dancho Markovski tha këtë të premte nga Korça se këtë javë do të ketë takime mes grupeve të përbashkëta, për çështjen problemeve me Bullgarinë për anëtarësimin në BE.

Markovski shtoi se mendon se çështja e Ukrainës nuk do të ndikojë në zgjerimin e BE dhe se pret një sens politik nga Brukseli dhe gjithë shtetet e mëdha të cilët kanë parë këto kohë si shumë të rëndësishëm ndërtimin e stabilitetit në Ballkan.

Deklarata:

“Presim të zgjidhim problemet me Bullgarinë, për publikun shqiptar dëshiroj të deklaroj që po punojmë për këtë çështje, dhe kjo nënkupton çdo javë takime mes grupeve të përbashkët. Dëshiroj të kujtoj se deri tani janë realizuar 4 takime mes dy kryeministrave, me një fjalë këtu bëjmë përpjekje për të krijuar besim. Kjo do të nënkuptojë se marrëveshja që do të arrijë do të qëndrojë edhe më gjatë. Me Shqipërinë mike kemi udhëtuar bashkë gjatë këtyre viteve, ajo cka unë kërkoj dhe dua si ambasador është që BE të na njohë, po ashtu që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të gjenerojnë stabilitet.

Lidhur me pyetjen a ndikon situata ne Ukraine ne zgjerimin e BE: Jo, mendoj të kundërtën, presim një sens politik nga Brukseli, Washington dhe të gjitha shtetet e tjera të mëdha, situata në Ukrainë ka treguar se ndërtimi i stabilitetit veçanërisht kur flasim për Ballkanin, mendoj se duhet të jeni dakord me mua, Ballkani është mjaft i ndarë, vendet e Ballkanit ndodhen dhe në kufi të BE dhe në një farë mënyrë mbrojnë edhe territorin ose kufijtë e BE.

Kam diçka që dua tju them, ky eventi këtu na tregon që nuk po shkojmë vetëm në bashkëpunime macro por edhe në micro. Kjo në fakt është një tangent kulturor, e kemi shkrimtarin Sterjo Spase me prejardhje maqedonase, dhe është një nga shkrimtarët më të njohur shqiptarë, dhe kjo është më e bukura.

Pyetja 3 per skualifikimin e Italise : Më vjen shumë keq që ta them publikisht, ditën e djeshme në takimin e fundit me Soreccen, unë i thashë atij që do të mundej Italia dhe të gjithë qeshën përfshirë dhe Sorecca. “I thashë zoti ambasador, më vjen keq por do tju mundim.”

Sot jo por nesër do ta telefonoj për ta pyetur atë. Jam i lumtur, sigurisht.

Top Channel