Alibeaj: Do të apelojmë vendimin e Gjykatës së Tiranës, s’mund të mbrojmë interesat e një deputeti ‘non grata’

25/03/2022 16:47

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se do të apelojë vendimin e Gjykatës së Tiranës, për të njohur grupin e rithemelimit si organin drejtues të PD.

Pasi u takua me Berishën në secilën blu, Alibeaj tha se “Berisha pretentonte që vendimi ka zeruar gjithçka nga e shkuara e kësaj partie”.

“I thashë Berishës se PD-ja, 30 pas formimit të saj s’mund të mbrojë interesat e demokratëve duke pasur brenda saj një deputet aq më keq një kryetar partie që është kundërshtuar nga SHBA”, tha ai më tej.

Gara në PD, sipas Alibeajt dehet të ndjekë moralin politik, që do të thotë nuk mund të garojë Sali Berisha, i shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nuk mund të përballet një regjim duke pasur pas vetes një ‘non grata’. Një aksion politik duhet të jetë moral, duhet të burojë nga rregullat e moralit politik. Kjo parti ka treguar se loja politike duhet bërë me baza morale”.

Më herët sot, Alibeaj e cilësoi si një vendim në nivelet e një skandali dhe theksoi se do të bëjnë kallëzim penal ndaj gjyqtarit Agron Zhukri për shpërdorim detyre. Ndonëse Ivi Kaso tha se mund të ankimohet vetëm nga pala e grupit të rithemelimit, Alibeaj theksoi se do të bëjnë ankim pasi është vendim që prek interesat e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA