Ish-zyrtari i mbrojtjes: Zbulimi i jetës aliene do të ndryshojë përgjithmonë botën (fotot)

25/03/2022 16:37

Nick Pope është ish-këshilltar i ministrisë britanike të mbrojtjes për ‘UFO-t’ dhe kohët e fundit ka folur hapur për diskutimet mbi reagimet publike ndaj zbulimit të kontakteve aliene në grupin prestigjoz shkencor britanik ‘Royal Society’.

“Zbulimi i jetës aliene do të ndryshojë përgjithmonë botën tonë”, ka thënë Nick Pope në takimin e ‘Royal Society’, grupi shkencor ku më parë kanë bërë pjesë emra si Isaac Newton e Charles Darwin.

Nick kujtonte dy raste të veçanta kur anëtarët e grupit të lartë merrnin në konsideratë sesi publiku mund të reagonte  ndaj lajmit të ekzistencës së jetës aliene.

Duke hapur subjektin e zbulimit të jetës aliene në një dokumentar të rrjetit BLAZE, Nick tha: “Do t’ju tregoj sesi, nëse zbulojmë alienët ose nëse ata na zbulojnë ne”, jeta jonë do të ndryshojë përgjithmonë. Ndërsa njoftimi qeveritar për zbulimin e jetës aliene në tokë nuk do të shkaktonte trazira të mëdha”, sugjeron eksperti britanik, mbi tematikën që po përmendet gjithnjë e më shpesh së fundmi nga mediat dhe teoritë konspiracioniste.

Disa prej këtyre të fundit thonë se alienët tashmë kontrollojnë atë që ndodh në tokë.

“Si do të reagonin njerëzit? Jo liderët tanë politikë apo shkencorë, pro njerëzit e zakonshëm, punonjësit, mësuesit, fermerët”.

“A do të kishte habi? A do të kishte pranim, apo ajo për të cilën qeveritë shqetësohen më shumë, a do të kishte panik nëpër rrugë?”

Nick tha se nga anketimet e kryera rezultonte se shumë njerëz do të përfshiheshin nga paniku  menjëherë pas lajmit për zbulimin e jetës aliene:

“Nëse përballemi me një pushtim alien siç ndodh në filmat e fantashkencës, sigurisht që kjo do të ishte e vërtetë”.

Por më tej ai shtonte: “Delegatët e shoqërisë Royal Society sugjeronin se në rast të njoftimit të jetë ekstraterrestre, nuk do të kishte një efekt të madh në shoqëri”.

Kjo pasi sipas Nick, një numër i madh njerëzish besojnë tashmë se jeta aliene ekziston kështu që nuk do të shokoheshin shumë, “përveç atyre që nuk pranojnë realitete të tjera jashtë fluskës së tyre të botës që i kanë krijuar ose imponuar vetes”.

“Kryesore është që njerëzit nuk do të shokohen nga diçka që besojnë tashmë se ekziston”, shton ish-këshillari britanik, duke shtuar se reagimi i publikut do të varej nga tipi i jetës aliene që do të zbulohej.

“Çështja është është nëse ata do të jenë të ngjashëm me alienët e tipit miqësor si ‘ET’ i filmave, apo si alienët pushtues të filmit ‘Independence Day’ – që vijnë këtu për të na shfarosur?” ha ai, duke shtuar se anëtarët e shoqërisë shkencore ishin të ndarë mbi këtë çështje.

Dhe në fakt Nick përqaste takimin e mundshëm të alienëve, me përplasjen e dy civilizimeve në faza të ndryshme të avancimit teknologjik.

“Nëse ne kemi aktualisht armë vrasëse të shkatërrimit në masë, çfarë armësh mund të ketë një civilizim alien disa miliona vjet më i avancuar?” spekullonte Nick.

Prandaj ai përjashtonte mundësinë e fundi të lumtur të tipit të filmave të “Hollywood” duke sugjeruar: “Nëse përballemi me një civilizim alien të avancuar, i vetmi reagim që duhet të bëjmë është; të dorëzohemi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA