Me rritjen e çmimeve jetesa po bëhet më e vështirë për familjet me vështirësi ekonomike apo për të moshuarit.
Si zgjidhje kanë parë qendrat komunitare aty ku të paktën një vakt mund ta marrin falas.
Valbona, nënë e dy fëmijëve tre muajt e fundit ka filluar të shkojë pranë qendrës “Gonxhe Bojaxhi”. E vetme nuk ia del dot të mbajë familjen.
“Unë kam tre muaj që e frekuentoje, ka dhe psikolog për të cilën kam pasur nevojë kohët e fundit. Ka qenë çik e vështrë jetesa, nuk përballoje dot çmimet, jam me dy fëmijë e ndarë nga burri, e vetme nuk i përballoj dot. Një vakt marrim, edhe ushqimi është shumë i mirë, është tamam për ata që kanë nevojë, është një alternativë shumë e mirë”.
Vaiti është 71 vjeç. Pensioni nuk i del për të blerë ushqime dhe ilaçet që i nevojiten.
“Pensioni nuk del. Shume keq se përballojmë dot. Ne vijim se pensioni 200 mijë lek, jo ilaçe, djali me tromboze, nuk del. Nuk ia dalim dot, shume lart janë çmimet.”
Në tre muajt e fundit qendrës i janë shtuar 25 persona me shume që marrin shërbime ditore.
Ne kemi 100 persona që marrin shërbim të përditshëm, në tre muajt e fundit është shtuar me 20-25 persona të rinj. Për shkak edhe të krizës që ka prekur edhe vendin tonë, qendra jonë e ndjen e para fluksin që kemi më shumë njerëz. Të gjithë janë nga pamundësia ekonomike, i japim një vakt por edhe ndihmën psikologjike, asistenca që kërkojnë nga ana jurdidike”, tha Elta Ismaili, Drejtoreshë e Qendres Komunitare.
“Zoti e beftë mirë se e keq po bëhet po zoti e bëftë mirë”.
Top Channel