Zbaticë më e theksuar por edhe një tërheqje deti më e madhe se kudo në vijën tonë bregdetare vihet re në Divjakë.

Prej disa ditësh, niveli i ujit  në këtë zonë është larguar ndjeshëm. Një platformë e vjetër dërrasash për lidhjen e varkave ka dalë në sipërfaqe me tërheqjen prej 30 metrash të detit.

Fotjon Prençe, shef monitorimi  i Administratës së Zonave të Mbrojtura në  Fier thotë se niveli i ujit përveç detit është ulur ndjeshëm dhe në lagunën e Karavastasë, e cila është në pikën më të ulët historike. Në lagunë ky fenomen dëmton botën nënujore.

Tërheqja e detit ka filluar rreth viteve 2000 e deri tani deti është larguar rreth 500 metër”, thotë një peshkatar.

Peshkatarët e zonës të mësuar me largimin e detit thonë se këtë vit vështirë se uji të rikthehet më.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA