“Loja e fundit”, arrestohen 2 persona dhe procedohen penalisht 2 të tjerë në Lezhë. Ja për çfarë akuzohen

24/03/2022 17:39

Dy persona të identifikuar si Orgito Hoxha, 17 vjeç dhe Ardi Marku, 18 vjeç janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi u kapën duke ushtruar veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Në kuadër të operacionit “Last Game ” është proceduar penalisht pronari i lokalit Ndue Biba dhe një person tjetër i identifikuar si F.P.

Dy të arrestuarve (klientë në lokal), gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u janë gjetur, në celularët e tyre, faqe për lotari sportive, ndërsa shtetasit A. M.,i është gjetur një përforcues grushti që plotëson kushtet e armës së ftohtë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Po në vijim të operacionit, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit O. H., në Shënkollë, Lezhë, ku shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA