”Kujdes me Ballkanin”, samitet në Bruksel: Rrezik Kosova e Bosnja

24/03/2022 16:48

Në katër samitet e mëdha të ditës së sotme në Bruksel, ku agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është tema kryesore, flitet edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Në Bruksel tashmë është zhvilluar samiti i jashtëzakonshëm i NATO-s, ai i G7-s, ndërsa më vonë gjatë ditës do të ketë një takim të Këshillit Evropian me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e i fundit nis edhe takimi dyditësh i Këshillit Europian, thotë REL.

Sipas burimeve diplomatike, pritet që përkushtimi për bashkëpunim trans-atlantik të përfshijë edhe vazhdimin e punës së përbashkët në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Si në BE, ashtu edhe në NATO, disa herë kanë tërhequr vërejtjen për kujdes në rajonin e Ballkanit për të parandaluar që lufta në Ukrainë të ketë ndikim negativ në rajon.

Shqetësimi më i madh ka qenë për situatën në Bosnje e Hercegovinë, por edhe për raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Një prej temave, për të cilat diskutohet vazhdimisht në Bruksel, e pritet të përmendet edhe në samitin e BE-së, është përshtatja e vendeve të rajonit të Ballkanit me qëndrimet e Bashkimit Europian në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Kjo çështje është vecanerisht sensitive në mbështetjen e sanksioneve kundër Rusisë, të cilat i kanë përkrahur të gjitha vendet e rajonit me përjashtim të Serbisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA