Mbrojtësi i Spanjës dhe i Arsenalit të Londrës, Hector Bellerin tha dje se është ‘raciste’ që bota bën një sy qorr për konfliktet nëpër botë teksa e gjithë vëmendja e mediave fokusohet në luftën aktuale Rusi-Ukrainë.
Nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia muajin që shkoi raportohet se ka shkaktuar mijëra vdekje, ndërsa miliona nejrëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Por megjithë dënesën për veprimet e Putin, Bellerin beson se mediat po i japin vëmendje vetëm sepse po ndodh në Evropë, ndërsa luftëra të tjera si ajo në Jemen, Irak apo konflikti në Palestinë po neglizhohen.
“Është e vështirë të kuptosh përse janë më të interesuar te kjo luftë se te të tjerat”, tha Bellerin për rrjetin spanjoll La Media Inglesa.
“Nuk e di nëse është sepse na prek më shumë nga ana ekonomike apo prej refugjatëve. Për luftën në Palestinë ka vetëm heshtje, asnjë nuk flet për të”, shton 27 vjeçari.
“Jemeni, Iraku … dhe tani Rusia nuk mund të luajnë në kupën e botës, por vende të tjera janë ndaluar prej vitesh”.
“Është raciste të bësh një sy qorr për konfliktet e tjera, dhe tani të mbajmë këtë pozitë”.
“Kjo reflekton gjithashtu mungesën e simpatisë për jetët e humbura në konflikte të tjera dhe dhënie e prioritetit të asaj që është pranë nesh”.
Bellerin është aktualisht i huazuar nga Arsenal te skuadra Real Betis, dhe është një nga disa yje të sporteve që kanë folur për konfliktin javët e fundit.
Komentet e tij vijnë teksa Rusia ka shprehur interes nëpritjen e kampionateve evropiane të futbollit në vitet 2028 ose atë të vitit 2032.
Top Channel