Ferdinand Xhaferraj rendit arsyet: Pse Berisha nuk duhet të kandidojë për të kryesuar PD-në

24/03/2022 22:14

Ferdinand Xhaferraj, ka renditur arsyet se pse Berisha nuk duhet të kandidojë për të kryesuar PD-në.

I ftuar në Open ai tregoi se këto janë argumenta që bëhen për t’i shërbyer axhendës së tij personale, dhe jo interesit të demokratëve.

“Kemi punuar me Berishën, nuk ndihemi mirë me atë që ka ndodhur. Ajo që do them nuk ka të bëjë me personin, por për interesin e anëtarësisë së PD, pra është parimore. Pse Berisha nuk duhet të pretendojë të kandidojë për PD-në? E para, prish barazinë e garës. I gjithë potenciali i tij, e pranojnë të gjithë që po kandidoi do fitojë brenda këtij mjedisi.

Po interesi i këtij mjedisi nuk është të bëjë Berishën fitimtar, ne duhet të fitojmë zgjedhjet. Arsyeja e dytë, shumë e përdorin këtë zgjatjen e mandateve për mos-ndëshkueshmëri.

Këtë thonë studiuesit. Kërkesa e Berishës bëhet për axhendë personale apo për t’i shërbyer demokratëve. Ai në 2013 dha dorëheqjen se e pa që nuk i jepte më dot fitoren asaj partie,” tha Xhaferraj.

Top Channel