Deputeti socialist Erion Braçe i është drejtuar në mënyrë të ashpër ish-kryeministrit Sali Berisha, duke u shprehur se ai e vuri TVSH-në apo taksën e karbonit.

Ai propozoi se dduhet të kontrollohen kompanitë që tregtojnë produktet, pasi po abuzojnë me qytetarët.

“Duhet t’a qepësh për gjërat që i ke bërë vetë! Nuk jemi në gjendje të paguajmë koston për liri, veç pasojave të Vladimir Putin. Kriza jonë ka edhe një kat më sipër, krizë që vjen nga tregjet ndërkombëtare, por edhe abuzimi që vjen këtu brenda. Tre gjëra duhen të thuash të vërtetën, fjala bie,l dëgjova më parë se kemi TVSH të reduktuar për produktet plehëruese, ne vendosëm TVSH për produktet plehëruese. Të vendosësh transparencën në tregje, çmimet e energjisë, njerëzit kanë të drejtë të dinë se me sa hyn nafta në territorin e Shqipërisë, sa ka shpenzim të kompanive. 87 lek vjen kilogrami i uresë, më poshtë i nitratit dhe nuk besoj se norma e fitimit është 2%. Është mashtrim, zhvatje! Çfarë ndodhi me bitumin që nga 6 milekë vajti 10 mijë lekë. Të demokratizosh ekonominë është jetike, ato shoqata që janë si kartele në treg të vendit. Çmimet nuk i vendos as populizmi as i rrugës as i politikës. TVSh-në, taksën e karbonit e vuri Sali Berisha”, tha Braçe.

Rritja e çmimeve për produktet dhe hidrokarbureve është një nga çështjet më të më delikate në vendin tonë dhe Evropë, që prek drejtpërdrejt qytetarin. Kjo ndodhi si pasojë e invazionit, prej luftës që nisi në Ukrainë.

Qeveria ngriti Bordin e Transparencës për të krijuar një ekuilibër dhe për të qenë sa më të qartë dhe transparent me publikun në lidhje me ndryshimin e shifrave.

Gjithashtu qeveria miratoi edhe Paktën e Rezistencës Sociale për t’u ardhur në ndihmë një pjese të popullsisë. Opozita akuzon qeverinë se po përdor situatën për të përfituar duke mashtruar qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA