Dorëheqja e Bashës, Arben Ristani: Demokratët lanë pas një ëndërr të keqe

24/03/2022 21:12

Arben Ristani i ftuar në Open tha se demokratët lanë pas një ëndërr të keqe me dorëheqjen e Bashës.

Ai u shpreh se u mbyll një histori e dhimbshme dhe u hap rruga për zgjidhjen e krizës dhe vazhdimin para të PD-së.

“Rruga është e hapur për të zgjidhur krizën dhe për të ecur përpara. Demokratët lanë pas një ëndërr të keqe, të asaj që Basha përfaqësonte.

Ngeli pas kjo histori e dhimbshme dhe tani shihet për zgjidhje. PD kishte rrëshkitur nga një parti demokratike në një parti autoritare. Kjo ishte ëndërr e keqe që bëri që Rama të merrte 3 mandate. Me dorëheqjen e Bashës u mbyll ky kapitull dhe tani jemi të lirë të ecim përpara.

Çbunkerizmi i PD-së është një hap i mirë, i daljes së tabllosë së keqe që kishte pllakosur PD, me këtë njeri mendjengushtë që më në fund e hoqëm qafe. PD duhet të ringrihet dhe të bëhet ajo forcë politike që ne duam,” tha Ristani.

Top Channel