28/12 18:59
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku ka humbur jetën një person.
Policia bën me dije se aksidenti ndodhi në rrugën nacionale Himarë -Sarandë, në vendin e quajtur “Ura e Borshit”, ku motomjeti me drejtues A. B., 40 vjeç, banues në Qeparo, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e humbjes së kontrollit, 40-vjeçari ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel