Groposja e pulave të ngordhura vijon në Durrës, ndërsa janë konfiskuar nga AKU vezët e pakta që janë prodhuar pas datës 19 mars kur u konfirmua dhe rasti i parë në vend me gripin e shpendëve.

Pas gjetjes së vendit të groposjes së pulave të ngordhura, ka nisur procesi i asgjësimit edhe i pulave të infektuara, proces i cili duhej të niste me herët për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të virusit H5N8.

Për këtë, Ministria e Bujqësisë duhet të dëmshpërblejë pronarët e stabilimenteve të pulave. Deri më tani janë 120 mije pula të infektuara të gjalla që do të asgjësohen.

Gjysmë milioni pula të ngordhura janë groposur deri tani, pas përhapjes së gripit të shpendëve, i cili preku tre pularitë më të mëdha të vendit.

Por nga vëzhgimi që ka bërë Top Channel, rastet e supermarketeve të Tiranës janë të mbushura me vezët e këtyre kompanive.

Por sa të sigurta janë vezët që gjejmë në supermarket? Përgjigjen e kësaj pyetje duhet të na e japë AKU, ku ky institucion duhet të tregojë për cilësinë e vezëve dhe origjinën e tyre.

Ministrja e Bujqësisë u kërkon të gjithë pula-rritësve apo dhe stabilimente të pularive të qëndrojnë në kontakt me shërbimin veterinar nëse konstatojnë ngordhje të shpendëve të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA