Tërhiqet deti në Vlorë, deri në 50 metra në disa zona
23/03/2022 15:39
Prej një muaji në bregdetin e Vlorës zbatica ka tkurrur sipërfaqen ujore, dhe deti është tërhequr rreth 50 metra.
Për peshkatarë të vjetër dukuria lidhet me drejtimin e erës e cila nga verilindja ka qenë zotëruese në territor.Sipas tyre situata do të normalizohet vetëm kur drejtimi I erës të jetë nga jugu.
Këto fenomene janë të natyrshme sipas peshkatarëve dhe nuk ka ndikuar në sasinë e peshkut që kapin
Dukuria në brigjet e Vlorës ,veçanërisht në zonën e Plazhit të vjetër këtë vit po vërehet më e fortë. sipas ekspertëve forca gravitacionale e diellit dhe e hënës në këtë periudhë të vitit i thekson baticat dhe zbaticat pranverore.
Top Channel