Situata del jashtë kontrollit, Arjani i kthehet Efit dhe Mikelës: I keni shkuar djemve nëpër shtëpia

23/03/2022 21:51

Teksa komentonin takimin e Astritit dhe Alesjas, nisën diskutimet përse kjo e fundit nuk i kishte treguar shoqes (Rrushes) se po fliste me djalin që pëlqente.

E gjitha kjo lindi nga fakti se Rrushja ka pasur takim të afërt me Astritin ndërsa papritur mësoi se ai dhe shoqja e saj pëlqehen.

Mikela dhe Efi nuk e kanë pëlqyer aspak veprimin e Alesjas dhe kur po flisnin, ndërhyri opinionisti Arjan Konomi duke i folur me tone të ashpra.

Arjan Konomi: Flisni ju për fshehtësi që keni dalë në takime, në festa, keni dalë nëpër kafe e keni shkuar nëpër shtëpia.

Efi: Ku? Në çfarë shtëpie? Ke fakt?

Samiu: Të gjithë kemi qenë në ditëlindje, e gjithë studio kemi qenë. Për cfarë po shpifni?

Arjan Konomi: Edhe nëpër lagje, ta vërtetoj unë.

Efi: Po flisnim për fshehtësi mes dy shoqeve.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA