27/12 23:00
Sekretari i Shtetit Anthony Blinken ka njoftuar qeveria amerikane ka arritur në përfundimin se forcat forcave ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë.
“Ne kemi parë raporte të shumta të sulmeve pa dallim që synojnë civilët, si dhe mizori të tjera,” tha ai në një deklaratë këtë të mërkurë.
Ai shtoi se forcat ruse kanë shkatërruar infrastrukturën ukrainase, pa kursyer as shkollat apo spitalet.
“Forcat ruse kanë shkatërruar ndërtesa banimi, shkolla, spitale, infrastrukturë kritike, automjete civile, qendra tregtare dhe ambulanca, duke lënë mijëra civilë të pafajshëm të vrarë ose të plagosur”, shtoi ai.
Top Channel