Rihapet gjyqi për kryebashkiakun! Çështja ndaj Gilberto Jaçes në Përmet, për një tokë 70 metra dhënë me qera

23/03/2022 15:21

Debati mes dy gjykatave më të ulëta ku njëra prej tyre e konsideron bregun e lumit Vjosë si pronë shtetërore dhe tjetra pronë të bashkisë së Përmetit e ka bindur Gjykatën e Lartë, që çështja ndaj ish-kryebashkiakut Gilberto Jaçe të konsiderohet një histori qe duhet rigjykuar.

Shkalla e parë e shpalli fajtor Jaçen mbasi u hetua nga prokuroria për dhënien me qira të një sipërfaqeje toke anës Vjosës në favor të “Qendrës Rafting Vjosa Përmet”. Kjo gjykatë deklaroi se arsyetimi i ish-kryebashkiakut se i kreu këto veprime për të zhvilluar Përmeti është një provë se mundësia e zhvillimit të një qyteti nuk gjykohet sipas bindjes personale nga një person i veshur me funksion publik.

Nga njëra anë, apeli thotë se ish-kryebashkiaku ka tejkaluar kompetencat duke marrë kompetencat e Këshillit Bashkiak por që nuk provohet se shpërdorimi është kryer me dashje.

Gjykata e Lartë vlerëson se apeli nuk ka parë  siç duhet detyrat që ka patur në atë kohë kryetari i bashkisë dhe kompetencat për dhënien e lejes për të ndërtuar.

Për këtë arsye, fashikujt e gjykimit i janë zbritur Gjykatës së Apelit me detyrat përkatëse ku duhet të kuptohet nëse e ka shpërdoruar apo jo detyrën.

Prej dekadash, pushteti qendror dhe ai lokal, nga Tirana në Përmet, përplasen lidhur me kompetencat e kontrollit mbi territorin. Vendimi mbi ish-kryetarin e bashkisë së Përmetit, mund të ketë pasoja lidhur me këtë përplasje kompetencash në të ardhmen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA