Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka thënë për Top Channel që nuk ka ndonjë dyshim rreziku nga ana e instuticioneve për rrëzimin e dronit në në lagjen Bair.

Sipas tij nuk ka as dëme e as të lënduar.

Kemi marrë informacion nga institucionet e sigurisë se një dron ka rënë në oborrin e një qytetari, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar e as nuk ka shkaktuar dëme. Informacione të tjera do të japin institucionet përgjegjëse meqë janë duke e hetuar rastin“, ka përfunduar Hamza.

Policia e Kosovës e as Drejtoria Rajonale e Mitrovicës së Jugut nuk kanë dhënë ndonjë sqarim sa i përket rrëzimit të dronit.

Top Channel