Rënia e dronit në Mitrovicë, reagon kryetari i komunës për Top Channel
23/03/2022 18:02
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka thënë për Top Channel që nuk ka ndonjë dyshim rreziku nga ana e instuticioneve për rrëzimin e dronit në në lagjen Bair.
Sipas tij nuk ka as dëme e as të lënduar.
“Kemi marrë informacion nga institucionet e sigurisë se një dron ka rënë në oborrin e një qytetari, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar e as nuk ka shkaktuar dëme. Informacione të tjera do të japin institucionet përgjegjëse meqë janë duke e hetuar rastin“, ka përfunduar Hamza.
Policia e Kosovës e as Drejtoria Rajonale e Mitrovicës së Jugut nuk kanë dhënë ndonjë sqarim sa i përket rrëzimit të dronit.
Top Channel