Probleme në zemër, “zhduket” aleati i Putinit. Ҫfarë ndodhi me ministrin rus!

23/03/2022 16:56

Krizën e Vladimir Putinit e thellojnë edhe më shumë raportet e fundit se aleati i ngushtë i tij, Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu nuk është shfaqur më në publik prej ditësh, sic thuhet, për shkak të problemeve me zemrën.

Në televizione, transmetohen pamje të vjetra të tij, sipas mediave opozitarë ruse. Shoigu ka reaguar për herë të fundit më 18 mars, ku tha se së bashku me Putin kishin diskutuar mbi atë qe e konsiderojnë operacion special në Ukrainë.

Ndërkohë, bëri bujë lajmi se vajza e tij 31 vjecare Ksenia, është parë duke pozuar me ngjyrat e flamurit ukrainas, verdh e blu. Në fillimin e ofensivës ruse në vendin fqinj, Shoigu ishte shumë më i pranishëm, por burime nga rrethi i ngushtë i ministrit pohojnë se ai ka probleme shëndetësore.

Edhe pse ministri i mbrojtjes konsiderohet si një nga njerëzit më të besuar të Putinit, presidenti thuhet të ketë shfaqur pakënaqësi me mënyrën sesi po zhvillohet sulmi.

Avancimi rus në Ukrainë duket se nuk po shkon sipas planit, dhe Vladimir Putin së fundi është acaruar pasi dyshon se persona pranë tij, kanë rrjedhur informacione te amerikanët

Top Channel