Autoritetet në SHBA thonin sot se një grua nga Nevada që ishte zhdukur ditën e Shën Valentinit para se të gjendej duke u lëkundur në një pemë pranë një humnere, është zhdukur përsëri teksa bënte foto pranë një dige panoramike turistike.
64 vjeçarja Gayle Stewart ishte në faqet e gazetave amerikane muajin e shkuar kur u gjet duke u lëkundur në një pemë më 14 shkurt, tashmë është zhdukur përsëri pranë urës ‘Bypass Bridge’ në zonën e parkimit të digës Hoover, njoftonin shërbimet pyjore dhe policia.
Stewart kishte “udhëtuar në zonë dhe nuk ishte kthyer më në makinën e saj,” thanë zyrtarët. Herën e fundit ajo është parë më 14 mars.
Gruaja bionde me sy bojëqielli është rreth 1.70 e gjatë dhe herën e fundit mbante veshur bluzë e fund të zi, thuhej në deklaratë.
“Nuk ka detaje të tjera për këtë person të humbur në këtë pikë të hetimit por informacionet nga vizitorë të tjerë të vendndodhjes janë të dobishme”, thanë zyrtarët.
Një zëdhënës i parkut të liqenit Lake Mead tha për rrjetin NBC News se Stewart është i njëjti person që humbi në veri të Nevada muajin e kaluar.
Në atë incident, ajo u gjet në një zonë të largët shëtitjesh natyrore, raporton rrjeti NBC. Nuk është ende e qartë sesi ajo kishte përfunduar duke u lëkundur në pemë.
Zyrtarët thanë se Steëart nuk kishte njërën këpucë dhe kishte “disa plagë në këmbë,” çka do të thotë se ishte rrëzuar në terrenin e ashpër, thanë zjarrfikësit që e gjetën asokohe.
Top Channel