Florida refuzon fitoren e Lia Thomas në garën e notit mes debatit për pranimin e “femrave” transgjinore në sporte (fotot)

23/03/2022 15:54

Lia Thomas fitoi garën e 500-metrave stil i lirë në kompeticionin në Atlanta, SHBA javën e shkuar, duke u bërë femra e parë transgjinore e kompeticioni të kolegjeve amerikane (NCAA), një titull mjaft i repektuar në SHBA.

Ajo mundi Emma Weyant nga Florida me 1.75 sekonda por guvernatori i Florida, DeSantis ka refuzuar ta njohë fituese duke i dhënë trofeun Weyant me argumetimin se “ideologjia nuk mund të vihet përpara dhenies së mundësive për atletet femra”.

Guvernatori DeSantis tha se fitorja e Thomas “minonte integritetin e kompeticionit dhe se shoqata e sporteve NCAA duke lejuar konkurimin e saj si ‘grua’ është duke shkatërruar  atletikën e femrave”.

“Ata po kurorëzojnë dikë tjetër si kampione të grave dhe kjo është e gabuar. Ata vendosin ideologjinë para mundësisë për atletet femra dhe unë mendoj se njerëzit vetëm kanë frikë të flasin për këtë që ata po bëjnë”.

Shoqëria e notarëve në SHBA kohët e fundit ka lejuar atletet transgjinore (të lindur burra e të kthyer më pas në gra ose anasjelltas) të konkurojnë edhe në nivelet më të larta.

Thomas e cila konkuronte për Universitetin e Pennsylvania, ka notuar më parë për tre sezone si burrë para se të niste terapinë e zëvendësimit të në vitin 2019.

FOTO GALERI
1/4
Lia Thomas,e lindur mashkul e kthyer me pas ne femer, fitoi garën e 500-metrave stil i lirë në kompeticionin në Atlanta

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA