Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange dhe e fejuara e tij Stella Moris do të martohen të mërkurën, në burgun e sigurisë së lartë në Londër, ku ai po mbahet për shkak të çështjes së ekstradimit.
E veshur me një fustan të bardhë nusërie të dizajnuar nga Vivienne Westwood, Moris së bashku me dy fëmijët e saj hynë në burg për të kryer ceremoninë.
50 vjeçari po përballet me përpjekjet për ta larguar atë nga Britania për t’u përballur me gjyqin në Shtetet e Bashkuara për publikimin e dosjeve sekrete në lidhje me luftërat në Irak dhe Afganistan.
Javën e kaluar, Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar hodhi poshtë një kërkesë për të dëgjuar apelin e tij kundër masës, duke e sjellë sagën e gjatë ligjore më afër përfundimit.
Assange dhe Moris njoftuan fejesën e tyre në nëntor dhe iu dha leja për t’u martuar në burgun e Belmarsh në Londrën juglindore.
“Kjo nuk është një dasmë burgu, është një deklaratë dashurie dhe qëndrueshmërie, pavarësisht mureve të burgut, përkundër persekutimit politik, e pavarësisht ndalimit arbitrar”, shkroi Moris në The Guardian të mërkurën.
Grupi #Mos e Ekstradoni Assange tha se dasma do të drejtohej nga një oficer i gjendjes civile, me vetëm katër të ftuar, dy dëshmitarë dhe dy roje sigurie.
Top Channel