Tre persona, dy prej të cilëve fëmijë, janë vrarë nga një sulm rus në një bllok banesash në qytetin lindor të Rubizhne, thotë kreu i autoritetit ushtarak në Luhansk.
“Tragjedia ndodhi në mbrëmje, kur ushtria ruse intensifikoi bombardimet. Një predhë shpërtheu në katin e pestë“, tha Serhiy Haidai, duke shtuar se zjarri nisi në një biznes dhe një institucion arsimor.
Rajoni i Luhanskut është një nga objektivat kryesore të ushtrisë ruse që po përpiqet të marrë zonat lindore që nuk u kapën nga separatistët e mbështetur nga Rusia në luftën që filloi në 2014.
Sipas zyrtarëve ukrainas më shumë se 60 civilë janë vrarë në këtë rajon që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.
Një nga qytetet më të goditura është Severodonetsk. Ushtria ukrainase thotë se aty është rënë dakord për një korridor evakuuimi. Edhe në Rubizhne është hapur një korridor humanitar. Megjithatë njerëzit janë paralajmëruar se pavarësisht marrëveshjes, mund të ketë bombardime nga forcat ruse.
Top Channel