Berlini propozon Plan Marshall për Ukrainën: Do ta rindërtojmë ne!

23/03/2022 13:50

Gjermania po ndan fonde për një “Plan Marshall” për të ndihmuar rindërtimin e Ukrainës pas përfundimit të luftës, njoftoi Ministri gjerman i Financave Christian Lindner gjatë prezantimit të tij të buxhetit kombëtar për vitin 2022.

Solidariteti ynë me fqinjin tonë europian është i përhershëm, kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një plan të tillë për Ukrainën“, u shpreh përpara tha ligjvënësve ministri liberal i FDP-së.

Shpresojmë që paqja të rivendoset së shpejti. Pasi kjo të ndodhë, ne do të jemi atje për të ndihmuar rimëkëmbjen e vendit, për të punuar drejt një të ardhmeje të mirë dhe për të mbështetur rrugën drejt një partneriteti me BE-në”, shtoi ai.

Lindner njoftoi gjithashtu se qeveria do të paraqesë së shpejti një buxhet shtesë për të llogaritur masat e marra si reagim ndaj luftës, duke përfshirë këtu ndihmën ekonomike dhe hapat për të lehtësuar rritjen e çmimeve sidomos për produkte e shërbime bazë. Europa doli e shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore, e në vitin 1947,  ishte në prag të urisë. Sekretari i atëhershëm amerikan i shtetit, George Marshall propozoi një fond prej 13 miliardë dollarësh për rindërtimin e kontinentit të rrënuar, jo vetëm si një gjest bujarie, por sipas historianëve, për të ndaluar përhapjen e komunizmit nga Bashkimi Sovjetik.

Plani nxiste integrimin ekonomik evropian dhe federalizmin duke krijuar një kombinim të organizimit publik të ekonomisë private të ngjashëm me ekonominë në Shtetet e Bashkuara. Ky riorganizim i ekonomisë europiane solli fryte pozitive politike dhe ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA