“Bashkë me deputetët e pezulluar”/ Kryesia e PD miraton ngritjen e grupit të punës për bashkimin e partisë

23/03/2022 22:30

Ka zgjatur rreth 3 orë mbledhja e kryesisë në Partinë Demokratike dhe ka dalë në një qëndrim ku miraton ngritjen e grupit të punës për bashkimin e partisë së bashku me deputetët e pezulluar.

“Kryesia e Partisë shpall vullnetin e saj për të bërë gjithçka në funksion të bashkimit dhe fton zyrtarisht në bisedime kolegët e palës tjetër. Për këtë qëllim krijohet një grup pune me pjesëmarrjen e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve, duke ftuar që pjesë e këtij grupi pune ti’ bashkohen në numër të barabartë edhe përfaqësues të kolegëve të palës tjetër. Për konkretizimin e kësaj formule ngarkohet Kryetari i komanduar i PDSH”, është një nga pikat e kryesisë.

Ndër të tjera, Kryesia e Partisë apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes dhe arrogancës mes demokratëve dhe i bën thirrje secilit anëtar të Partisë të reflektojë dhe të rishikojë pozicionin e deritanishëm përçarës mes demokratëve.

“Nga përçarja dhe konflikti i brendshëm mes demokratëve dëmtohet Partia Demokratike dhe përfiton vetëm regjimi i Edi Ramës.

Kryesia e Partisë bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të çdo iniciative dhe procesi të njëanshëm, që është duke u kryer në bazën e partisë, sepse përbëjnë akte përçarëse mes demokratëve. Kjo do të konsiderohej si shprehje vullneti për fillimin e procesit të bashkimit”, thuhet ndër të tjera në qëndrimin e kryesisë së PD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA