Balluku tregon problemet me mospagesat e ujësjellësve: Nëse ndërpresim energjinë, mbeten pa ujë shumë qytete e fshatra
23/03/2022 16:34
Në mbledhjen e Komitetit të Energjisë, ministrja Belinda Balluku ka paralajmëruar të gjithë ujësjellësit që nuk bëjnë pagesa duke thënë se në rast se OSHEE u ndërpret energjinë, shumë fshatra dhe qytete do të mbeteshin pa ujë.
“E rëndësishme është se të gjithë duhet të kontribuojmë. Një nga problemet që kemi pasur për shkak të mospagesave vinte nga ndërmarrjet e ujësjellësve.
Këtu kemi edhe një cikël vicioz. Në rast se OSHEE ndërpret energjinë elektrike për këto institucione atëherë shumë fshatra dhe qytete do të mbeteshin pa ujë. Ne kemi marrë ngarkesa të këtij sektori duke mbajtur barrën e debiteve të këqija”, deklaroi ajo.
Top Channel