Tërhiqet deti edhe në Vlorë, largohet 10 metra nga bregu
22/03/2022 17:27
Zbaticë ka pasur edhe në qytetin bregdetar të Vlorës.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, deri në orën 12 të drekës, ka pasurt zbatica, megjithëse jo aq të theksuara sa në Lezhë.
Në bregdetin e Vlorës ka pasur një zbaticë pak më shumë se normalja e ditëve ku ka zbatica. Në zonën e Lungomares ka pasur një tërheqje prej 10 metrash nga bregu i detit.
Pamjet janë nga zona e plazhit të vjetër edhe në Lungomare rreth orës 17:00, ku deti është kthyer normal.
Top Channel