Një fenomen i rrallë po ndodh prej 2 ditësh në qytetin e Shëngjinit, ku uji është tërhequr me 20 metra.

Në fakt, qartazi e tregon një objekt ku kolonat kanë dalë në sipërfaqe nga tërheqja e ujit. Ekspertë të fushës së mjedisit tregojnë më tepër rreth këtij fenomeni e ndërsa qytetarë të Shëngjinit e shohin si të rrallë këtë tërheqje të ujit.

Banorët e Shëngjinit shprehen se nuk ka ndodhur më parë një tërheqje kaq e madhe e ujit, e ndërkaq thonë se kjo tërheqje ndodh gjatë orëve të paradites.

Një zhvendosje e tillë e ujit ka ndodhur përgjatë gjatë gjithë vijës bregdetare të Shëngjinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA