Të paktën 117 fëmijë të vrarë që prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë

22/03/2022 13:07

Të paktën 117 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 155 të tjerë janë plagosur në vend që prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, raporton Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Ai thotë se shumica e viktimave janë raportuar në ose rreth kryeqytetit ukrainas Kiev (58) dhe në qytetin verilindor të Kharkiv (40).

Ai shton se në Kharkiv, një tank rus thuhet se goditi një makinë që i përkiste një familjeje që udhëtonte me dy fëmijë.

Ndërsa në qytetin port jugor të rrethuar të Mariupolit, thotë ai, autobusët e evakuimit që transportonin fëmijë u goditën nga bombardimet ruse.

Prokurorët thonë gjithashtu se kanë regjistruar 548 raste ku shkolla dhe objekte të tjera arsimore janë goditur, 72 prej të cilave thonë se janë “shkatërruar plotësisht”.

Ata shtojnë se shifrat që raportojnë nuk janë përfundimtare për shkak të vështirësive për të hyrë ose inspektuar vende në disa pjesë të vendit.

Top Channel