Me firmë të Artan Lames, shteti shqiptar ka humbur disa qindra milionë lekë vetëm dy vite më parë.

Bëhet fjalë për legalizimin e një ndërtesë katër katëshe në mes të sheshit “Italia”. Kjo ndërtesë është shembur në korrik të vitit 2019 nga Bashkia e Tiranës për t’i hapur rrugën rikualifikimit të sheshit “Italia”, i cili tani është tërësisht i hapur.

Shumë kush e kujton ndërtesën në anë të sheshit e cila ishte ngritur në shkelje të lejes së ndërtimit dhe duke zaptuar tokë që nuk i takonte.

Pas legalizimit pronarët e ndërtesës janë dëshmpërblyer pas shembjes së ndërtesës. Vendimi që Artan Lame dha për këtë legalizim është në kontrast me refuzimin që ju bëhet shumë qytetarëve që kanë ndërtime në zona ku ka projekte publike.

Legalizimi i tyre nuk bëhet me arsyetimin e mosrendimit të taksapaguesve me dëmshpërblimin e veprimtarisë së jashtëligjshme të tyre.

Kjo ndërtesë kishte një lejë ndërtimi të vitit 2002 për një kompleks me tre kate në një sipërfaqe prej 348 metra katror dhe ajo e shfrytëzimit 290 metër katror. Një vit më vonë qeveria e shfuqizoi lejen, por në vitin 2007 me vendim gjykate, leja u rinovua.

Ndërtimi në mes të sheshit “Italia” ishte kritikuar nga vetë Artan Lame në një shkrim publicistik ku e quante një gabim I rëndë urbanistik.

Në vitin 2015 kur përfundoi projekti, ndërtimi nuk kishte lidhje me projektin për të cilin ishte dhënë leja para 13 vitesh.

Përveç një kati shtesë, edhe sipërfaqja e ndërtimit u zmadhua. Pavarësisht këtyre shkeljeve, godina nuk u kërkua më të prishej, përkundrazi në mars të 2019 u legalizua.

Sheshi i zënë rezultoi të ishte 421.9 dhe jo 348 metra katror sa ishte trualli ne lejen e ndërtimit. Pra dokumenti I legalizimit I miratuar nga institucioni që drejton Artan Lame, hoqi nga xhepat e taksapaguesve disa qindra milionë lekë për t’ja kaluar si kompesim pronarëve të ndërtimit me shkelje të rënda të lejes së ndërtimit.

Cila ishte marrëveshja me të cilën u realizua ky legalizim problematik? Kjo nuk është sqaruar, por nga kjo marrëveshje u shpërndarë disa qindra milionë lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA