Një 46-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Tiranë, pasi po lëvizte me armë.
Në rrugën “Altin Basha”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Gjatë kontrollit në makinës që ai drejtonte, policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë.
Në vijim të kontrollit, në banesën e tij në rrugën “Thoma Koxhaj”, u gjetën një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Tiranë
finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pistoletë, një pushkë sportive, municion luftarak dhe një automjet. Vihet në pranga 46-vjeçari që i posedonte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas po lëvizte me armë zjarri në automjet, në kryqëzimin në Rrugën e Qelqit, si dhe mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”.
Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është bërë i mundur identifikimi dhe lokalizimi i automjetit të dyshuar. Në rrugën “Altin Basha”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– P. D., 46 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit në mjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë. Në vijim të kontrollit, në banesën e këtij shtetasi, në rrugën “Thoma Koxhaj”, u gjetën një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel