Mykola Trofymenko, kreu i Universitetit Shtetëror të Mariupolit, i cili është gjithashtu në këshillin e qytetit rrëfeu për BBC arratisjen e tij nga Mariupol javën e kaluar me gruan dhe djalin e tij pesëvjeçar. 

Ata tani po jetojnë në qytetin perëndimor të Lviv.

Para se të largoheshin, ata kishin kaluar disa javë duke u fshehur me rreth 80 fqinjë në një bodrum, ndërsa qyteti ishte nën sulm.

Ai tha se ata iu bashkuan një kolone të madhe makinash të udhëhequr nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, i cili u sulmua nga rusët:

“Qytetarët e Mariupolit formuan një kolonë të madhe makinash… për kilometra, ishin mijëra makina. Ne mundëm të iknim nga qyteti. Arritëm në Vasylivka, jo shumë larg Zaporizhzhia, pasi kaluam 15 postblloqe”, tha ai për programin Today të BBC Radio 4.

“Atje, policia kombëtare e Ukrainës ndihmoi kolonën e madhe të makinave për të kaluar fushat e minuara. Ne pamë disa makina që u goditën nga bomba sepse nuk mund të kalonin fushat e minuara. Pra ishte shumë e rrezikshme. Pamë disa makina që u goditën nga bomba, sepse nuk mund të kalonin fushat e minuara. Pra ishte shumë e rrezikshme”,tha ai.

“Në hyrje të një prej postblloqeve të Ukrainës, rusët filluan të qëllonin makinat me shirita të bardhë në dyer dhe mbishkrimin ‘fëmijë’ në dritare dhe ata goditën  shtatë ose tetë makina larg nga mua; makina ime u hodh; ata goditën këtë makina me dy fëmijë brenda. Unë nuk e di se si njerëzit mund ta bëjnë këtë. Sigurisht, ne po fajësojmë Putinin, se ai po ia bën këtë Ukrainës, por ushtarët e rregullt po qëllojnë këta civilë“,tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA