Një 96-vjeçar ukrainas që i mbijetoi Holokaustit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore u vra gjatë një sulmi rus në qytetin lindor të Kharkiv.

Boris Romantschenko vdiq gjatë bombardimeve ruse të bllokut të tij të apartamenteve të premten, thanë të afërmit.

Forcat ruse kanë bombarduar pa pushim Kharkivin, i cili shtrihet vetëm 50 km nga kufiri, për më shumë se tre javë.

Të paktën 500 civilë janë vrarë tani atje, thonë zyrtarët ukrainas. Policia tha se një nga viktimat është identifikuar si një djalë nëntë vjeçar.

Organizata, në të cilën Romantschenko ishte nënkryetar, njoftoi lajmin pasi u informua nga familja e tij dhe tha se ai “kishte punuar intensivisht në kujtimin e krimeve naziste”.

“Ne vajtojmë humbjen e një miku të ngushtë. I urojmë djalit dhe mbesës së tij, që na sollën lajmin e hidhur, shumë forcë në këto kohë të vështira”, thuhet në deklaratën e fondacionit.

Udhëheqësit perëndimorë i kanë dënuar këto pretendime dhe kanë theksuar se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është hebre.

Boris Romantschenko në memorialin e vitit 2012

Romantschenko lindi në qytetin verilindor të Bondarit më 20 janar 1926.

Ai u arrestua nga trupat naziste pas pushtimit të Bashkimit Sovjetik dhe u deportua në Gjermani në vitin 1942, ku u detyrua të bënte punë të rënda, sipas fondacionit.

Pas një përpjekjeje të dështuar arratisjeje në vitin 1943, ai u dërgua në kampin e përqendrimit Buchenwald, ku rreth 56.545 persona  u vranë para çlirimit të tij në 1945 nga aleatët.

Gjithashtu kaloi kohë në nënkampin e Mittelbau-Dora, si dhe në kampet famëkeqe Bergen Belsen dhe Peenemünde.

Ai u kthye në Buchenwald në vitin 2012 për të festuar 67-vjetorin e çlirimit të kampit nga trupat amerikane, ku ai recitoi zotimin e bërë nga të mbijetuarit për të krijuar “një botë të re ku mbretëron paqja dhe liria”.

Regjimi nazist vrau mbi gjashtë milionë hebrenj në të gjithë Evropën e pushtuar midis viteve 1941 dhe 1945.

Top Channel