27-vjeçarja Victoria, e cila arriti të arratisej nga qyteti i rrethuar në jug të Ukrainës, Mariupol, tregon për 5 Live Breakfast se si la familjen pas ndërsa iku në një fshat rreth 20 km larg.

“Qyteti im është shkatërruar absolutisht”,  thotë ajo, me zërin që i dridhej teksa përshkruan se dëgjonte bombardimet e përditshme të sulmeve ruse.

“Njerëzit qëndrojnë në bodrum, por kjo nuk është e sigurt. Ata po bombardojnë, edhe bodrumet e forta po shkatërrohen.”

Ajo thotë se shumë njerëz nuk kanë ushqime dhe ujë.

“Tre fëmijë që njoh vdiqën nga dehidratimi. Është shekulli 21 dhe fëmijët po vdesin nga dehidratimi në qytetin tim. Ata po vdesin nga uria tani.”

Victoria shton se ajo nuk ishte në gjendje të ndihmonte anëtarët e tjerë të familjes të largoheshin nga Mariupol dhe është e dëshpëruar për t’i nxjerrë jashtë.

“Unë do të qëndroj në Ukrainë dhe do të përpiqem të shpëtoj familjen time në Mariupol. Mariupol është jeta ime, nuk e kuptoj pse duhet ta lë qytetin tim, vendin tim për shkak të Rusisë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA