Drejtori i Shërbimit Rajonal Veterinar: Nuk ka raste të gripit të shpendëve në Korçë deri tani

22/03/2022 12:03

Drejtori i Shërbimit Rajonal Veterinar, Fatmir Ozuni tha këtë të martë se në Korçë nuk ka raste të gripit të shpendëve deri tani.

“Kam ditë që kam ngritur grupet e punës që janë në terren për të parë situatën e shpendarisë në Korçë. Deri më sot në qarkun e Korçës nuk kemi asnjë lloj vatre, i kemi kontrolluar 6 bizneset e mëdha për shfaqjen e rasteve. Nuk ka asnjë shpend të sëmurë apo ngordhur. Janë marrë masa dhe çdo ditë jemi në terren për të mbikëqyrur situatën dhe kemi porositur të gjithë fermerët që të lajmërojnë në raste të tilla, e kemi për detyrë të marrim masa të menjëhershme. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me median dhe shërbimin veterinar, që t’i gjendemi fermerit për ta pasur situatën nën kontroll. Shërbimi veterinar ka konstatuar para 5 ditësh një shpend të ngordhur pelikani kaçurrel midis Prespës së Vogël. Përgjigja ka ardhur e menjëhershme dhe ka konstatuar se ky ka qenë i infektuar me influencë aviare. Kemi ndaluar të gjitha shitjet dhe blerjet përreth Pustecit. Ujërat e kanë zhvendosur, ka qenë u ardhur nga zonat e Prespës së Madhe nga kufiri i shtetit grek”, tha Ozuni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA