Lulzim Basha nuk i rezistoi tundimit për të shkuar në zyrë edhe pse publikisht komunikoi dorëheqjen.

Një ditë pas aktit, ish-kryetari i Partisë Demokratike refuzoi të sqaronte nëse ikja e tij kishte biletë kthimi.

Dorëheqja e Lulzim Bashës  duket se është e pamjaftueshme për ti hapur rrugë negociatave mes demokrateve  për sa kohë  dialogu kushtëzohet me largimin e Sali Berishes.

Noka: Ne refuzojmë ketë skemë përçarëse.  PD ka vend dhe për Berishën dhe për Lul Braven, Nokën Enkelejdin, Gazin dhe për këdo tjetër. Hap atë godinë, zhbungerizoje, kthimi i demokratëve pa asnjë kusht dhe zgjidhja vjen vetëm nga vota.

Bardhi: PD bashkohet kur secili prej nesh, dhe anëtarët e pezulluar të grupit, kapërcejnë veten dhe mendojnë interesin e PD dhe të demokratëve.

A është kusht i panegociueshëm largimi i Berishës?

Alibeaj: Ajo deklaratë qe lexova ishte ajo që përfshinte te gjitha sensibilitetet, të gjitha kërkesat dhe dëshirat.

Pavarësisht dëshirave të secilës palë, një ditë pas dorëheqjes së Bashës asgjë nuk ndryshoi në selinë blu. Enkelejd Alibeaj i komanduar për të drejtuar partinë deri në 2023 nuk u ul në karrigen e kryetarit dhe as konflikti i brendshëm nuk u zhduk brenda natës. Një gjë është e sigurtë, që asnjë skenar nuk përjashton luftën e brendshme për drejtimin e partisë.

Top Channel