Balla dhe delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë zhvillojnë takime në Greqi: Të sigurohet marrëveshje për njohjen e sigurimeve shoqërore për efekt pensioni

22/03/2022 17:41

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe një delegacion i Kuvendit te Shqipërisë po zhvillojnë takime në parlament dhe qeverinë greke.

Në takim me Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale Kostis Hatzidakis, ministri grek tha:

“Komuniteti shqiptar në Greqi është integruar plotësisht në jetën ekonomike, sociale dhe kulturore të Greqisë.  Ne duam që qeveria greke të vijojë të lehtësojë procedurat për punëmarrësit sezonalë. Në frymën dhe shembullin e marrëveshjeve të ngjashme të Shqipërisë me vendet e tjera të BE-së është e domosdoshme përmbyllja e një Marrëveshjeje me Greqinë në fushën e sigurimeve shoqërore – për njohjen e ndërsjelltë të tyre për efekt pensioni të punëmarrësve në Greqi dhe në Shqipëri. Kemi tashmë mirëkuptimin që procesi të vijojë mes ekspertëve nga ministritë përkatëse.”

Ne Takimin me Ministrin e Zhvillimit dhe Investimeve, Adonis Georgiadis u tha se: “Është moment që të thellojmë akoma më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe duhet të jetë një nga prioritetet kryesore në marrëdhëniet tona. Të dy vendet mund të bëjnë më shumë në disa fusha si në bashkëpunimin e dhomave të tregtisë në fushën e investimeve, energjisë dhe sidomos turizmit. Bashkimi Europian ka shumë projekte për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të dy vendet duhet të jenë vigjilentë për t’i shfrytëzuar këto projekte si në fushën e energjisë, interkonjeksionit etj.”

Në takimin me kryetarin e grupit parlamentar të Demokracisë së Re, Ioannis Bougas, deputeti Balla kërkoi që “në frymën dhe shembullin e marrëveshjeve të ngjashme të Shqipërisë me vendet e tjera të BE-së është e domosdoshme përmbyllja e një marrëveshjeje me Greqinë në fushën e sigurimeve shoqërore – për njohjen e ndërsjelltë të tyre për efekt pensioni të punëmarrësve në Greqi dhe në Shqipëri.”

Balla u takua edhe me drejtuesit e opozitës, Tsipras, Papandreu dhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Top Channel ka mësuar se zoti Balla i ka kërkuar gjatë takimit në Ministrinë e Jashtme dhe në Parlamentin Helen abrogimin e Ligjit të Luftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA