5 teoritë drithëruese të rënies vertikale të avionit kinez të pasagjerëve me 132 viktima (fotot)

22/03/2022 16:43

Teksa kërkimet vazhdojnë për avionin e rrëzuar dje mënyrë misterioze në jug të Kinës, teori tmerruese po dalin në sipërfaqe për atë që mund të ketë shkaktuar katastrofën.

Në pamjet e tmerrshme video shihet sesi avioni i linjave ‘China Eastern’ bie përtokë në mënyrën e paprecedentë vertikale për t’u përplasur me turi përtokë.

Avioni i tipit Boeing 737-800 u rrëzua në zonën malore Guangxi, jo larg qytetit të Wuzhou.

Avioni që fluturonte nga Kunming drejt qytetit të Guangzhou ra nga 10 000 metra lartësi në tokë për afro dy minuta kohe.

Ekspertja britanike e aviacionit Sally Gethin tha në mënyrë sensacionale për britaniken The Sun Online se “tre pilotët e mjetit mund të kenë humbur ndjenjat” teksa avioni kryente rënien e vdekjes me shpejtësi rreth 600 km në orë.

Deri tani kutitë e zeza ende nuk janë gjetur, të cilat mund të japin informacione vitale për shkaqet e aksidentit, nëse informacionet dalin pa vonesë për publikun.

Një pjesë e rrënojave të tij janë gjetur, përfshirë copa të djegura të mjetit apo zotërime të psagjerëve si bagazhe apo karta identiteti.

Bashkë me to vijnë dhe teoritë e para për atë që mund të ketë ndodhur.

Dështim strukturor

“Avioni 737-800 ka pasur të dhëna mjaft të mira sigurie deri tani dhe vetëm në Kinë operojnë rreth 1000 të tillë,” tha Sally Gethin.

“Por fakti që linjat China Eastern po i eliminonin graduaisht nga përdorimi tregon që shqetësoheshin për sigurinë”, thotë ajo duke sugjeruar se një prej teorive është keqfunksionimi i bishtit të avionit.

Kjo pasi në 12 nëntor, 2001, një avion i tillë i linjave American Airlines u përplas pak pas ngritjes nga aeroporti  JFK në New York pas shkëputjes së bishtit vertikal, duke vrarë të gjithë 260 njerëz në bord.

Por në videon e rrëzimit avrtikal të avionit kinez trupi i tij dukej i plotë.

Gabimi ose vetëvrasja e pilotit

Eksperti  Suran Ratwatte paralajmëroi për “qëllime të mundshme dashakeqe” për katatrofën ajrore të së hënës.

“Ky është një incident i trishtë pasi aviacioni kinez ka të dhëna të mira sigurie”, tha ai, duke shtuar se aksidenti i fundi ajror ishte ai i gushtit 2010 kur avioni i pasagjerëve u përplas nga moti me mjegull duke vrarë 42 njerëz.

“Nëse nuk do të zbulojmë thirrje për ndihmë nga pilotët atëherë shanset e qëllimeve dashakeqe rriten”, tha ai.

Edhe eksperti australian Neil Hansford tha ka mjaft gjasa për skenarin e “vetëvrasjes së pilotit”.

Geoffrey Thomas, ekspert avioacioni i rrjetit Airlineratings.com, tha se fakti që deri tani nuk flitet për thirrje për ndihmë nga pilotuesit, sugjeron se nuk ka qenë një avari teknike.

“Vetëvrasja e pilotit nuk mund të përjashtohet, por do të arrijmë aty me procesin e eliminimit të skenareve të tjera. Duhet të hetohen rrënojat dhe të gjendet kutia e zezë, të cilat janë në pronësi të aviacionit kinez”, tha ai.

Përplasje në ajër

Hansford shton më tej se avioni mund të jetë përplasur në ajër me një mjet ushtarak apo me një raketë të dalë jashtë kontrolli.

Ai i krahasonte pamjet e rrënojave të avionit kinez me ato të mjetit të rrëzuar mbi Ukrainë në korrik 2014.

Por gjithsesi trupi i avionit dukej i paprekur kur avioni po binte dhe ende nuk janë regjistruar mjete të tjera apo raketa pranë tij.

Event i papritur moti

Territori i ashpër malor ku u rrëzua mjeti ajror i China Eastern njohet për motin e vështirë.

Ekspertja Gethin sinjalizonte gjithashtu për një “mikro-event të motit” si shkak i mundshëm.

“Incidente të frikshme si mikroshpërthime stuhish apo ere mund të shkaktojnë trazira të konsiderueshme për pilotët”, tha ajo.

“Shikueshmëria e ulët dhe dështimi i instrumenteve mund të shkatojnë vështirësi në orientimin hapësinor të pilotëve”.

Shpërthimi në bord

Ndërsa Hansford beson se edhe “shpërthimi në bordin e avionit” mund të jetë një skenar i mundshëm, që mund të jetë sjellë shkëputjen e bishtit dhe rënien e pashpresë vertikale.

Ata thonë se një shpërthim mund të ketë ardhur nga probleme mirëmbajtjeje apo një zjarr në pjesën e prapme të galerisë së pasagjerëve.

Ndërohë të afërmit e shtangur janë mbledhur në aeroportin e Guangzhou duke pritur për informacione.

Një grua tha se gjashtë të afërm të saj ishin në fluturim, duke shkuar në një funeral.

Përfaqësuesi i linjave ajrore Sun Shiying tha se nuk ka asnjë të mbijetuar dhe se të gjithë 123 viktimat ishin qytetarë kinezë.

FOTO GALERI
1/8
Kërkimet vazhdojnë për avionin e rrëzuar dje mënyrë misterioze në jug të Kinës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA