Rrugës për në Baldushk pejsazhi i fushave të gjelbërta thyhet her pas here nga pamja e kafazeve me pula. Fshatarët e zonës prej vitesh i shesin anësh rrugës për banorët e kryeqytetit.

“Pula fshati, qyteti  vjen i blejnë, shumica në Tirane. I pëlqejnë se janë pula te mira.”

Mes pulave të ngrira në markete apo atyre të rritura në fshat, qytetarët janë më të prirur drejt opsionit bio.

Pyetje: Pulat i keni të vaksinuara?

Mirela Haga: Po, i vaksinojmë një herë në tre muaj.

Pyetje: Keni një dokument që të na e tregoni?

Mirela Haga: Jo se kam këtu, shtëpinë e kam më sipër.

Mbërritja e gripit të pulave ka ngritur shqetësim dhe mes vet fshatarëve, të cilët i frikësohen  përhapjes.

“Po frikë kemi, dhe dje po shihnim lajmet ne televizor. Frikën ja kemi se te shpia jonë ka rënë nja dy tre here, na ka rënë gjatë dimrit. Ngordhën pulat.

Jo vetëm pulat, nga fshati ka kërkesë edhe për vezët.”

Arben Stafa: Shes dhe vezë, ne i  përdorim dhe vet. Nga Tirana i kërkojnë. I kam me porosi. I shqetësuar jam për gripin pulave.

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare thotë se blerja e pulave dhe vezëve duhet të bëhet vetëm në pikat e shitje dhe sipas tyre janë marrë masa për të mos lejuar daljen në treg të mishit dhe vezëve të fermave të prekura.

Por ndryshe nga çfarë thonë autoritetet, buzë rrugëve të Tiranës vijon të shiten dhe blihen vezë.

Tregtarët thonë se kanë filluar ta ndjejnë shqetësimin e klientëve me përhapjen e lajmit për gripin e pulave.

“Te shqetësuar më shumë për ato të pularive ndërsa për te fshatit jo. Shqetësohen edhe per mishin  e pulave kane merak mos i nxjerrin ne treg pulat e sëmura. Shisnim 200 kokrra veze tashi shesim 70 kokrra. Ne i njohim fshatarët prandaj i marrim dhe vezët.”

Autoritetet lokale duhet te kishin filluar te merrnin situatën ne kontroll, por kjo gjë nuk po ndodh akoma. Qytetaret te gjendur mes frikës nga sëmundja dhe nevojës për të vazhduar jetën, zgjedhin këtë të dytën.

“Sa te duash na shqetësuan. Kemi shqetësim po ca do besh ke ku gjen tjetër.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA