“Nuk ke durim të dëgjosh?” Guxholli-Dumës: Je mësuar të flasësh pa pushim

21/03/2022 22:43

Ish-zyrtarja e PD-së, Zana Guxholli i sugjeroi Grida Dumës që të jenë pak më të duruar për lidershipin e Partisë Demokratike.

Teksa Duma kërkoi të merrte fjalën në emisionin “Open”, Guxholli iu përgjigj duke i thënë: “Je mësuar të flasësh pa pushim”.

Ndërsa gazetarja dhe moderatorja Eni Vasili sqaroi se Duma ka folur më shumë pasi përfaqëson një grupim sepse ka qenë nënkryetare e PD deri në 2 javë më parë.

Guxholli: Prisni radhën se do ju vijë lidershipi, njerëzit kanë dhe mosha, vetëm pak më të duruar duhet të jeni.

Duma: Ti nuk ke durim të dëgjosh?

Guxholli: Ti Grida je mësuar të flasësh pa pushim, jepi pak kohë dhe të tjerëve.

Vasili: Këtu nuk keni përfaqësues të foltores.

Guxholli: Mua për ashtu më keni marrë dhe pse nuk jam, pork am votuar në stadium.

Vasili: Ne kemi kërkuar përfaqësues, por e pamundur. Duma, nëse ka folur më shumë, përfaqëson një grupim dhe do të shpjegojë qëndrimet e veta.

Top Channel