Manchester United po planifikon një afrim të mundshëm të portierit të Sevillas Yassine Bounou gjatë merkatos së verës.
29-vjeçari maroken ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon dhe po konkuron me Thibaut Courtois të Real Madridit për të marrë çmimin e portierit më të mirë të sezonit në La Liga.
Mediat angleze raportojnë se Manchester United është duke përgatitur një lëvizje për në merkaton e verës që të sjellë portjerin në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm.
“Djajtë e Kuq” e kanë pasur në monitorim Bounou për disa muaj dhe kanë kërkuar që të jenë të informuar gjatë gjithë kohës për performancën e tij në klubin spanjoll.
29-vjeçari nuk e ka përfunduar ende kontratën e tij me klubin, pasi i kanë mbetur edhe dy vite të tjera, por egziston mundësia që ai të largohet nga Sevilla për një ofertë, e cila arrin vlerën e 25 milionë paundve.
Duket se Sevilla nuk dëshiron që portieri t’i largohet klubit pas një performance shumë të mirë të tij. Ata kërkojnë që të zgjasin kontratën me të për të paktën edhe dy vite të tjera dhe duan të negociojnë që shifra për largimin e tij të arrijë në vlerën prej 63 milionë paundve.
Manchester United gjithashtu po përballet me konkurrencë në treg për nënshkrimin me portierin. Atletico është i etur për të rikthyer Bounou në klub, ndërsa një numër skuadrash nga Serie A kanë shfaqur gjithashtu interes për të nënshkruar me të.
Top Channel