Guxholli i kthehet Dumës: Nuk jam dakord, të mos bëhemi injorantë! Nuk mund t’i thuash Berishës ik se do vijmë ne

21/03/2022 22:37

Ish-zyrtarja e PD-së, Zana Guxholli u përfshi në një debat me deputeten Grida Duma në emisionin “Open” teksa flitej për të ardhmen e Partisë Demokratike pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

Guxholli thotë se nuk mund t’i lihet vetëm Shtëpia e Lirisë Sali Berishës pasi është lider historik. Ndër të tjera shton se duhet të presin për lidership dhe të arrijnë gjithcka me votë të lirë.

Zana Guxholli: Nuk jam dakord me Dumën, i vuri Shtëpinë e Lirisë Berishës që ka krijuar PD. Të mos bëhemi si injorantë, aleanca zgjedhore nuk janë parti. Kemi fituar dhe herë të tjera me aleanca zgjedhore. Ti thuash Berishës mbaj Shtëpinë e Lirisë dhe ne mbajmë PD, kështu u kuptua.

Grida Duma: Nuk thashë në asnjë moment ashtu.

Zana Guxholli: Nuk i them dhe të dua fjalët e tua, por kështu u kuptua. Mbase duhet të sqarohesh më mirë dhe nuk më duket morale ti thuash një lideri historik, ik ti tani se do të vijmë ne. Të gjithë ju që aspironi për lidership, hajdeni me votën e lirë të demokratëve dhe më pas të luftojmë për votën e të gjithë shqiptarëve për të mundur Ramën.

Patozi: Ne themi që nuk mund t’i thuash fituesit që të mos kandidojë, kurse unë them që dhe mund ti thuash. Politika nuk është cdo gjë në vetën e parë. Aliahmeti ka 20 vjet që fiton në Maqedoni dhe e delegon mbështetjen, këtë mund ta bëjë Berisha nëse do ta bëjë.

Top Channel