Gjermania miraton blerjen e vaksinave për popullsinë deri në vitin 2029 – Covid-19

21/03/2022 17:14

Qeveria gjermane ka aprovuar së fundmi kontrata me vlerë $3.15 miliardë për blerjen e vaksinave Covid-19 deri në vitin 2029.

Kontratat me pesë kompani prodhuese do të bëhen për të siguruar furnizim “në rast të vazhdimit të pandemisë Covid-19 thanë autoritetet vendase.

Kompanitë  BioNTech, CureVac/GSK, Wacker/CordenPharma, Celonic and IDT, do të marrin pagesat vjetore sipas kërkesave, me mundësi shtimi apo reduktimi të prodhimit sipas nevojës.

“Meqënëse kishte mangësi furnizimi në fillim të epidemisë ne po sgurojmë prodhimin për vitet në vijim”, tha ministri i cështjve ekonomike Robert Habeck, megjithse vendet po heqin kufizimet duke besuar se pandemia po merr fund.

Gjermania thotë se prej nisjes së pandemisë në vend janë përdorur rreth 200 milionë doza vaksinash. /Reuters/

FOTO GALERI
1/2
Kompanitë BioNTech, CureVac/GSK, Wacker/CordenPharma, Celonic and IDT, do të marrin pagesat vjetore sipas kërkesave

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA