Familja e 45 vjeçares që vdiq nga ishemia prej vaksinës AstraZeneca, thotë se u quajtën ‘dëm kolateral’ teksa padisin për dëmshpërblim (fotot)

21/03/2022 21:08

Familjarët në zi të një drejtueseje britanike kompanie që vdiq nga ishemia e shkaktuar nga vaksina Oxford/AstraZeneca kundër Covid, kërkojnë që qeveria të kompensojë rreth 80 familje që kanë humbur të dashurit e tyre prej mpiksjeve së gjakut të shkaktuara nga vaksina, sipas hetimeve të bëra nga bashkëshorti i të ndjerës.

Rrjeti britanik Daily Mail shkruan se Nicola Weideling pësoi hemoragji cerebrale fatale pasi ishte shtruar në spital prej mpiksjeve të gjakut të shkaktuara nga vaksina që kishte marrë 24 ditë para vdekjes, sipas verdiktit të mjekësisë ligjore.

Drejtoresha 45-vjeçare e shtypit në Universitetin Oxford ishte ankuar te mjeku për dhimbje qafe por nuk u diagnostikuan efekte dytësore të vaksinës, deri para se të çohej në spital me simptoma të tjera të mpiksjeve të gjakut.

Duke folur gjatë hetimeve në gjykatën e mjekësisë ligjore në Hampshire, Kurt Weideling tha se zyrtarët tashmë duhet të mbajnë premtimin e tyre për të paguar familjet e prekura me 120,000 paundë sipas programit të Pagesave prej Dëmtimit të Vaksinës.

Familja e saj thotë se ashtu si zonja Weideling të tjerë që humën jetën duke zbatuar urdhrin e qeverisë për “të bërë gjënë e duhur” duke u vaksinuar, të mos lihen mënjanë duke u quajtur “dëm kolateral”.

Bashkëshorti 52-vjeçar i të ndjerës thotë: “Problemi im kryesor është se Britania është vendi i vetëm në botë që vendosi se nuk ka asnjë problem nëse kjo vaksinë i jepet njerëzve mbi 40 vjeç”.

“Dhe kjo vijoi edhe pasi të tjerë njerëz vdiqnin nga mpiksje të gjakut. Unë e pranoj se ka një balancë delikate  mes avantazheve të vaksinës dhe rreziqeve, por në asnjë vend tjetër ajo vaksinë nuk do të rekomandohej për gruan time, që tani ka vdekur”, shtoi ai.

“Shtatëdhjetë njerëz në Britani kanë vdekur me arsye të saktësuar nga vaksina dhe qindra të tjerë kanë paftësi të përhershme prej saj, ndërsa bordi i dëmshpërblimit nuk ka paguar ende asnjë të dëmtuar”, shtoi ai.

“Ka familje të cilave u ka vdekur fituesi kryesor i bukës, ose ka mbetur me dëmtime të përhershme në tru. Të gjithë thonë ‘por mund të jetë dhe efekte anësore’ por ne nuk na është dhënë zgjedhje tjetër, duhet të bënim gjënë e duhur. Tani qeveria duhet të bëjë gjënë e duhur dhe të paguajë kompensim për të prekurit”.

Në gjykatë u tha se Nicola kishte bërë injeksionin e parë kundër Covid-19 në prill 21, 2021, me AstraZeneca.

Pas disa ditësh ajo nisi të ankohej për dhimbje të qafës or pas një konsultimi me mjekun e familjes u besua se ishte “muskulare”.

Zonja Weideling u dërgua në spitalin e Hampshire dy ditë më vonë kur nisën simptomat e saj e dhimbjeve të kokës dhe shenjave në lëkurë.

Disa ditë pas ndërprerjes së komunkimit me celular me të shoqen burrit iu tha se kishte pësuar një hemoragji cerebrale dhe “nuk kishin mundur të bënin asgjë”.

Ekzaminimet post-mortem tregonin se zonja Weideling vdiq më 15 maj 2021 prej trombozës së shkaktuar nga vaksina.

Mjeku ligjor Jason Pegg, tha: “Nicola ishte vetëm 45 vjeçe kur vdiq. Ajo ishte një grua e dashur dhe e menduar. Pandemia e Covid 19 ka goditur gjithë botën dhe për këtë na janë ofruar vasinimet. Nicola kishte kërkuar vetë të vaksinohej por kjo i shkaktoi asaj mbiksje gjaku cerebrale”.

Zoti Weideling i bënte homazh bashkëshortes së tij duke thënë se shkoi për t’u vaksinuar në ditën e parë sipas rekomandimit për grupmoshën e saj.

FOTO GALERI
1/3
Nicola Weideling pësoi hemoragji cerebrale fatale pasi ishte shtruar në spital prej mpiksjeve të gjakut të shkaktuara nga vaksina që kishte marrë 24 ditë para vdekjes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA