Duma për reagimin e ambasadës së SHBA: Nuk është momenti për agresivitet, dukej sikur Basha ishte i preferuar por…

21/03/2022 22:25

Grida Duma ka komentuar reagimin e ambasadës së SHBA për dorëheqjen e Lulzim Bashën duke thënë se nuk është momenti për agresivitet.

Në “Open”, Duma tha se Berisha ka ndërtuar një forcë politike me “Shtëpinë e Lirisë”, ndërsa theksoi se SHBA janë partneri më i rëndësishëm. Përveç kësaj, Duma u shpreh se dukej sikur Basha ishte i preferuari i SHBA, por shton se ata që mbështetën Berishën nuk janë antiamerikanë.

Duma: Nuk është momenti për agresivitet në qëndrime. Ambasada e SHBA e lexon që nuk është momenti për të hedhur benzinë në këtë situatë të dorëheqjes. Unë kam pasur të njëjtin qëndrim që nga 18 dhjetori duke thënë se Basha nuk është i barabartë me SHBA dhe as ata që kanë mbështetur Berishën nuk janë antiamerikanë.

U duk sikur Basha ishte i preferuari dhe nëpër korridore politike thuhej shpesh se ishte i preferuari i amerikanëve. Me këtë situatë ku vota influencohet, pa dyshim që SHBA janë partneri më i rëndësishëm si parakusht i shkuarjes drejt fitores. Nga ana tjetër, Berisha me Shtëpinë e Lirisë ka ndërtuar një forcë politike.

Top Channel