Dorëheqja e Lulzim Bashës, Bollino komenton reagimin e ambasadës së SHBA: Nuk ishte sulm për Berishën

21/03/2022 22:13

Dorëheqja e Lulzim Bashës nga posti i kreut të PD ka sjellë edhe reagimin e ambasadës së SHBA.

Në emisionin “Open”, u komentua nga Carlo Bollino, i cili nuk e cilësoi si sulm për Berishën.

Bollino: Kjo nuk është sulm për Berishën. Ata nuk e dinë kush vjen pas Bashës. Më duket kompromis diplomatik. Vetëm fjalia e fundit që e ka kujtuar me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë, vetëm këto lexohen si mesazh por deri tani është diplomatike. Ata kanë prioritet tjetër përveç Shqipërisë tani se është në prag të luftës së tretë Botërore.

Top Channel