Basha dha dorëheqjen, Dritan Hila: Ai që do vijë në PD tani do ketë bekimin e Berishës

21/03/2022 22:05

Analisti Dritan Hila në studion e “Open” të Eni Vasilit tha sot se Basha nuk e ka nuhatjen e politikanit, nuk e ka prirjen e liderit.

Megjithatë sipas tij, me rikthimin e Berishës në PD, nuk fiton Shqipëria. Hila u shpreh skepktik për të ardhmen e PD-së, pasi tha se në krye të partisë do të vijë një person i drejtuar nga Berisha.

Hila: Basha nuk e ka nuhatjen e politikanit, nuk e ka prirjen e liderit. Bëri mirë që dha dorëheqjen se Basha është një njeri i epshëm. I është nënshtruar presioneve të Berishës dhe Metës, nuk ka nuhatjen e vet politike. Ai i është nënshtruar Berishës për përjashtimin e shumë figurave nga PD. Mendoj që kjo humbje e tij është një humbje që ka ardhur nga shumë faktorë. Ka ardhur dhe nga një lloj pabesie brenda grupit parlamentar. Të grupi që mbështet Bashën ka njerëz që kanë pasur humbje spektakolare. Ka fajet e veta Basha, por edhe përkrahësit e tij.

Le të lëmë Berishën tani, ai fitoi në PD, por a fitoi Shqipëria? Jo, zero. Lideri më i ri tani është Rama, që ka 20 e ca vjet në pushtet. Berisha ndikon në politikën shqiptare akoma. Ai që do vijë në PD tani është njeri që do ketë bekimin e Berishës. Do jetë Berisha që do caktojë një njeri besnik, por tani me një mësim më të madh, që do e heqë prej leckash këdo që vetë e sjellë aty. Nuk ka më ribashkim të PD, mbështetësit e Bashës do shihen si delja e zezë tani.

Top Channel