Astrologia Liza Gjika tregoi për “Shqipëria Live” se çfarë po ndodh me politikanët duke u bazuar tek yjet.

Liza e nisi me luftën Rusi-Ukrainë duke zbuluar se si do të vijojë situata në bazë të karakterit të udhëheqësve. Për presidentin rus, Vladimir Putin astrologia tha se vetë jeta e tij është një mister, por i vendosur të çojë deri në fund qëllimin e tij më të gjitha mënyrat.

Ndërsa për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky tha se është i qëndrueshëm dhe dëshiron paqen.

Ky parashikim i referohet edhe situatës aktuale të luftës ku Putin është i vendosur të mos tërhiqet nga lufta ndërsa Zelensky kërkon bisedime për të vendosur paqe.

Liza nuk la pa përmendur edhe politikanët shqiptarë, të cilët kanë kaluar situata të ndryshme politike kohët e fundit.

Ajo e konsideroi Lulzim Bashën si një top i cili vetëm ‘përdridhet’ dhe mund ta godasë kush të dojë.

Ndërsa për Sali Berishën tha se është këmbëngulës dhe e merr atë që do.

Ndërsa kryeministrin Edi Rama e konsideroi me fat dhe të qëndrueshëm, pavarësisht se po përballet me protestat e qytetarëve për shkak të rritjes së çmimeve.

Për sa i përket presidentit Ilir Meta tha se i ngjan Bashës duke e quajtur në po të njëjtën mënyrë, por shtoi se është shumë kërkues dhe mister.

Ajo shtoi se kemi hyrë në një vit të ndryshueshëm që do të ketë të mirat dhe të këqijat e veta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA