Aksident në Cërrik, 28-vjeçari humb kontrollin e motorit. Përfundon me urgjencë në spital
21/03/2022 16:28
Një aksident ka ndodhur në fshatin Selitë, Cërrik.
Rreth orës 14:45, një 28-vjeçar i identifikuar si E.H., ishte duke drejtuar motomjetin e tij kur ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.
Për pasojë është dëmtuar i riu, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel